Me thirrje Standard, jo diktaturë studentët e mjekësisë janë paraqitur ashtu siç e kishin lajmëruar para rektoratit të UMT-së ku protestuan rreth draftit të Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë.

Ata dolën para Universitetit me pankarta në duar ku   kundërshtuan  draftin e qeverisë i cili  i detyron ata që të punojnë në Shqipëri për 3 vite  pas mbarimit të 6 viteve të universitetit ose në të kundërt ata duhet ti paguajnë shtetit shqiptar një shumë prej 5 mijë euro për një vit dhe për 6 vite një shumë prej  30 mijë eurosh.  

Një përfaqësuese e tyre u paraqit se ishin kundër kësaj ideje, ndërsa shtoi se ky rregull nuk është zgjidhje për të frenuar ikjen e mjekëve.
Jemi kundër idesë që ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë, për të parandaluar ikjen e mjekëve. Kjo bie ndesh me parimet demokratike, atë të lëvizjes së lirë. Një vend si Shqipëria, që synon BE, është vendim shumë diskriminues. Nuk pretendohet se shkollimi vlen kaq shtrenjtë“-tha ajo.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights