Një krim makabër ka tronditur sot Prizrenin! Dyshohet se babai e vrau me thikë vajzën e tij 15-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi brenda një familjeje nga Turqia.
Lidhur me rastin u prononcuan kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu si dhe drejtori rajonal i Policisë Faton Aliu.
Ky i fundit deklaroi se nuk është raportuar më herët ndonjë incident në këtë familje.
“I dyshuari është nën mbikëqyrje, kontrolle policore, po ashtu edhe gruaja e të dyshuarit, nëna e viktimës/ Bëhet fjalë për një familje me 4 anëtarë sipas informatave të para. Dyshohet se ata jetojnë e punojnë në Kosovë prej rreth 1 viti. Nuk kemi raste të raportuara më herët për ta, për ndonjë mosmarrëveshje eventuale apo për ndonjë incident tjetër”, tha Aliu.