📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Sxoleio poli

Një sulm me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në lagjen Başakşehir të Stambollit, ku tetë nxënëse mbetën të plagosura.

Sipas autoriteteve lokale, incidenti ndodhi rreth orës 08:35, gjatë një sherri mes nxënësve. Dyshohet se sulmi është kryer nga një nxënëse 15-vjeçare, e cila më pas është arrestuar.

Të plagosurat u transportuan me ambulanca në Spitalin e Qytetit Başakşehir Çam dhe Sakura për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve fillestare, tre prej vajzave ndodhen në gjendje të rëndë.

 

Në një deklaratë, Prefektura e Stambollit konfirmoi se një përleshje kishte shpërthyer mes nxënësve në shkollë, duke shkaktuar disa të plagosur. Fillimisht autoritetet raportuan për pesë nxënës të lënduar, ndërsa të dhënat e mëvonshme flasin për tetë nxënëse të plagosura.

 

Pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën ekipet mjekësore, ndërsa nxënëset e plagosura u dërguan në spital për trajtim.

Për incidentin ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ, ndërsa autoritetet po vijojnë të zbardhin rrethanat e sulmit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights