📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Maketa nepal

Të paktën 95 persona kanë humbur jetën dhe 130 janë lënduar nga një tërmet i fuqishëm që goditi rajonin bjeshkor të Tibetit të martën në mëngjes, raportojnë mediat shtetërore kineze. Shumë njerëz të tjerë janë bllokuar nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave në këtë rajon në perëndim të Kinës.

Mediat shtetërore raportuan se 1.000 shtëpi janë dëmtuar në Tibet. Tërmeti u ndje edhe në Nepalin fqinj dhe në pjesë të Indisë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se tërmeti kishte magnitudë prej 7.1 ballësh dhe goditi në një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Kina e regjistroi tërmetin si 6.8 ballësh.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 75 kilometra në verilindje të Malit Everest, i cili shtrihet në kufirin mes Kinës dhe Nepalit. Kjo zonë është sizmologjikisht aktive, pasi aty përplasen mes tyre pllakat nëntokësore të Indisë dhe Eurazisë. Rreth 50 lëkundje u dëgjuan në tri orët pas tërmetit, dhe zona turistike e Malit Everest në anën kineze u mbyll si pasojë.

Rreth 1.500 zjarrfikës dhe pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit janë dërguar për të kërkuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja, sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Gjithashtu, 200 ushtarë iu bashkuan operacionit të kërkimit, raportojnë mediat shtetërore. Lideri i Kinës, Xi Jinping, bëri thirrje për përpjekje maksimale për shpëtimin e njerëzve dhe sistemimin e personave që kanë humbur shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, në Nepal, autoritetet u kërkuan zyrtarëve në zonën malore në afërsi të epiqendrës të shikojnë nëse ka viktima apo dëme. Qendra Kombëtare e Operacioneve Emergjente në Kathmandu raportoi se njerëzit në verilindje të Nepalit e ndien tërmetin, por nuk kishte njoftime të menjëhershme për lëndime apo dëme në shtëpi. Temperaturat ndërkohë nuk ndihmojnë aspak. Administrata meteorologjike e kinës tha se temperaturat pranë epiqendrës së tërmetit janë -8 gradë celcius aktualisht dhe do të zbresin në -18 gradë gjatë natës. Si energjia ashtu edhe uji i pijshëm në rajon janë ndërprerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights