📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Bora ne SHBA

Stuhia polare “Blair” ka paralizuar pjesën më të madhe të lindjes së Shteteve të Bashkuara. Deri më tani numërohen 5 të vdekur, ndërsa në shumë shtete federale janë mbyllur shkollat dhe institucionet e tjera publike deri në normalizimin e situatës.

Më e vështirë, situata është në 7 shtete federale ku është shpallur edhe gjendja e emergjencës, si në Merilend, Virxhinia, Virxhinian Perëndimore, Kansas, Misuri, Kentaki e Arkansas, ku janë shënuar edhe viktimat. Dëbora e dendur atje ka paralizuar qarkullimin e automjeteve. Autoritetet lokale thonë se bëhet fjalë për dëborën më të dendur të rënë në më shumë se 3 dekada.

Në Virxhinia janë regjistruar mbi 300 aksidente rrugore, për shkak të rrëshqitshmërisë së lartë nga ngricat. Në kryeqytetin Uashington, trashësia e dëborës të Hënën arriti në 23 centimetra ditën kur kolegji zgjedhor certifikoi fitoren e Donald Trampit si president.

Në shkallë vendi janë anuluar mbi 2 300 fluturime, ndërsa janë shtyrë mbi 9 mijë të tjera. Shkëputja e linjave shkaktoi probleme në furnizimin me energji elektrike, ndërsa aktualish pa energji mbeten 190 mijë banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights