Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur ndryshime të tjera në strukturat e policisë.

Mësohet se Petrit Halo, i cili deri më tani drejtonte Komisariatin Nr.4 në Tiranë ka kaluar në krye të Komisariatit Nr.1. Këtë të fundit, deri para një muaji e drejtonte Bujar Mehmeti.

Mehmeti u pezullua në sajë të hetimeve për ndërtimet pa leje që u evidentuan kryesisht në zonën e liqenit.

Ai është transferuar në Drejtori të Përgjithshme, më konkretisht në Drejtorinë e Standarteve, aty ku ishte përpara se të bëhej Shef i Komisariatit.

Ndërkohë, në krye të Komisariatit Nr.4 është vendosur Luan Hyseni.

Burime bëjnë të ditur se janë të paktën 30 ndryshime brenda radhëve të policisë së shtetit.

Në emërimet e reja janë përfshirë edhe studentë ekselentë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights