Një tërmet i fortë me magnitude 4.4 ka goditur mëngjesin e kësaj të mërkure pranë Napolit.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë, tërmeti kishte një thellësi prej dy kilometrash në Pozzuoli.
Lëkundjet shkaktuan dëme strukturore në ndërtesa në perëndim të Napolit, ku banorët në panik dolën në rrugë, shumë prej tyre duke kaluar natën në makina.
Zjarrfikësit shpëtuan një grua pasi tavani në shtëpinë e saj u shemb. Qarkullimi hekurudhor në Napoli, u pezullua si masë paraprake.
Ndërkohë sipas autoriteteve lokale shkollat do të qëndrojnë të mbyllura. Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë të qetë. T
ërmeti ishte me të njëjtin intensitet të lartë si ai i Majit të kaluar, më i forti që goditi Campi Flegrei në 40 vjet.