📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 10 30 at 12.46.09 PM 1920x1080 1 800x450

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore për të shmangur masat administrative për shkeljet e konstatuara gjatë kontrolleve në trafik.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për tre shtetas, të cilët u ndaluan për verifikim gjatë monitorimeve të intensifikuara të akseve rrugore në qytetin e Durrësit.

Gjatë kontrollit, 47-vjeçari me inicialet D. H., banues në Durrës, rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Ndërsa 50-vjeçari M. Sh., gjithashtu banues në Durrës, kishte certifikatën e kontrollit teknik të automjetit me afat të përfunduar dhe drejtonte një automjet me fuqi motorike më të madhe se ajo e lejuar nga leja e drejtimit që dispononte.

Në rastin e tretë, 23-vjeçari A. S., banues në Kosovë, u konstatua duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Për të shmangur ndëshkimin administrativ, tre drejtuesit tentuan t’u ofronin para efektivëve të Policisë Rrugore, përkatësisht 4 mijë, 2 mijë dhe 1 mijë lekë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj të tre shtetasve nisi procedimi penal për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights