Në Mançester, në dy anët e qytetit, dy temat më të nxehta janë e ardhmja e Ten Hag dhe Pep Guardiola-s. Sigurisht diskutimi është ndryshe pasi për Ten Hag flitet nëse do të shkarkohet apo jo, me teknikun holandez që është në “fije të perit”. Rezultatet e fundit shumë negative kanë bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë realisht për shkarkimin e tij pavarësisht se do të kishte një kosto shumë të lartë.
I ndryshëm është diskutimi për Pep Guardiola-n. Në asnjë moment stoli i tij nuk ka qenë në dyshim, por në fund të këtij sezoni spanjollit i përfundon kontrata. Pas 7 sezonesh, Guardiola mund të largohet nga Man.City, por i pyetur mbi këtë temë Guardiola nuk preferoi të jap një përgjigje të prerë