Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sot për gjendjen e të moshuarve në vend, me rastin e 1 tetorit, Ditës Ndërkombëtare e të Moshuarve.

Meta shkruan se personat e grupmoshës së tretë janë më të rrezikuarit për të përfunduar drejt varfërisë ekstreme si rezultat i kësaj situate të vështirë.

Ai thekson se rritja e pensioneve është një detyrim madhor që duhet të realizohet.

POSTIMI I PLOTË

 

1 Tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarëve
Qëllimi i kësaj dite për të rritur sensibilizimin për më shumë përkujdesje për personat e moshës së tretë, ka një rëndësi akoma dhe më të madhe për vendin tonë këtë vit, pasi të moshuarit në Shqipëri janë ata që po goditen më shumë nga rritja e kostos së jetesës.
Pensionet e ulëta janë të pamjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, aq më tepër të medikamenteve apo shpenzimeve mjekësore.
Personat e grupmoshës së tretë janë më të rrezikuarit për të përfunduar drejt varfërisë ekstreme si rezultat i kësaj situate të vështirë.
Të moshuarit në Shqipëri meritojnë një trajtim dinjitoz dhe jo paketa lëmoshe dhe qesharake të Qeverisë për përballimin e krizës së çmimeve.
Rritja e pensioneve është një detyrim madhor për brezin e moshës së tretë.

Meta Fb
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights