Ndryshimi i ores 1024x576

Të dielën e 30 Marsit akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta përpara duke sjellë kështu orën verore.

Kjo do të ndodhë në orën 2 të mëngjesit kur akrepat do të shënojnë orën 3 duke na bërë që të flemë 1 orë më pak.

Kompjuterat, telefonat dhe të gjithë pajisjet elektronike do të përditësohen automatikisht, ndërsa do të duhet të kujdesemi manualisht vetëm për orët analoge.

Ndryshimi i orës u ideua që në vitin 1916, por nisi të aplikohej gjerësisht pas vitit 1972 me qëllim kursimin e energjisë nëpërmjet shfrytëzimit në maksimum të dritës natyrale.

Një tjetër synim është mbrojtja e mjedisit me reduktim e çlirimit të gazrave në atmosferë.

Ora verore do të jetë në fuqi deri të dielën e fundit të muajit Tetor kur do të rikthehet ora diellore dhe kur akrepat do të lëvizin sërish 60 minuta pas.

Në 2019-ën Parlamenti Europian e hoqi detyrimin për vendet anëtare për të ndryshuar orën, duke përcaktuar që secili shtet ta vendosë në mënyrë të pavarur nëse do ta ndryshojë apo jo.

Megjithatë ende askush nuk e ka hedhur hapin për të mbajtur orën të pandryshuar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights