📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 1 46 696x410

Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, gjatë raportimit sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, prezantoi prioritetet e administratës tatimore.

Sipas Binajt, puna e administratës tatimore mbështetet në tre prioritete kryesore, të përcaktuara në planin strategjik 2024-2028 dhe Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, në përputhje me kërkesat e procesit të integrimit në BE dhe rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Binaj tha se prioriteti i parë lidhet me rritjen e efikasitetit, analizës së riskut dhe kontrollit në funksion të rritjes së të ardhurave.

“Administrata tatimore po përdor inteligjencën artificiale dhe analiza të avancuara për të identifikuar me saktësi më të madhe sektorët me risk të lartë të mospërputhshmërisë dhe evazionit fiskal. Duke modernizuar sistemet e informacionit dhe duke përdorur të dhënat e përfituara nga platformat digjitale, administrata tatimore ka mundësi për të zbuluar deklarimet e pasakta me lehtësi”, tha ai.

Prioriteti i dytë, sipas tij, lidhet me modernizimin digjital dhe përmirësimin e shërbimit ndaj tatimpaguesit.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një përvojë digjitale sa më të thjeshtë për qytetarët. Nivelet tona të shërbimit dëshmuan angazhimin tonë për të ofruar shërbime të personalizuara përmes telefonit dhe sy më sy për çdo tatimpagues që ka nevojë ose preferon këtë mënyrë komunikimi”, tha Binaj.

Prioriteti i tretë, theksoi Binaj, lidhet me integrimin në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se administrata Tatimore po ndërmerr hapa për përafrimin e legjislacionit vendas me acquis të BE-së, në kuadër të Kapitullit 16 si dhe për shkëmbimin e praktikave me administratat tatimore homologe dhe përmbushjen e detyrimeve raportuese.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Binaj, në vitin 2025 Administrata Tatimore mblodhi më shumë se 4,7 miliardë euro të ardhura, 11,8% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Gjatë të njëjtit vit u kryen edhe rimbursime të TVSH-së në vlerën 262 milionë euro, ose 13% më shumë se në vitin paraardhës.

“Në vitin 2025, administrata tatimore mblodhi më shumë se 4,7 miliardë euro të ardhura, 11,8% më shumë se viti i mëparshëm dhe kreu rimbursime të TVSH-së në vlerë 262 milionë euro, 13% më shumë se viti i mëparshëm”, tha Binaj.

Binaj shtoi se “kjo qasje u demonstrua dhe në sezonin e fundit të dorëzimit të deklaratave për vitin, për vitin 2025 që përfundon në 31 mars 2026, ku 327.000 deklarata tatimi të të ardhurave personale dhe të korporatave u dorëzuan sipas kërkesave të ligjit të tatimit mbi të ardhurat, duke rezultuar në një ndër sezonet më të suksesshëm ndër vite në drejtim të edukimit, informimit, tatimpaguesve, shërbimeve, mbështetjes teknike dhe mbledhjes së të ardhurave”.

Për herë të parë u aplikua edhe paraplotësimi i deklaratës së tatimit mbi të ardhurat personale, një proces që, sipas Tatimeve, u ka kursyer mijëra orë pune tatimpaguesve.

“Dorëzimi i deklaratës u pasua nga rimbursimi i rreth 40.000 tatimpaguesve individë për rreth 6,5 milionë euro, i cili ende vazhdon për ata tatimpagues që nuk kanë pasur llogari të sakta bankare ose që kanë paraqitur kërkesa në vonesë”, tha ai.

Gjatë vitit 2026, Binaj tha se administrata Tatimore “po kryen faljen e detyrimeve tatimore dhe deri më 31 gusht janë falur rreth 450 milionë euro, ose 41 miliardë lekë”.

Po ashtu, sipas tij, gjatë vitit 2026, administrata tatimore po kryen rimbursimin e fermerëve përmes një procesi totalisht të digjitalizuar.

“Deri në 31 gusht 2026, ishin rreth 4104 kërkesa, nga të cilat 2906 janë aprovuar dhe 1016 janë në proces për një vlerë prej 10 milionë eurosh”, tha ai.

Binaj e cilësoi transformimin digjital një proces që synon reduktimin e procedurave në letër dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët.

“Kanë mbetur vetëm pak procese në letër dhe ne po ndërmarrim hapa të rëndësishëm për të eliminuar plotësisht këtë barrë për ne dhe për tatimpaguesit. Nëpërmjet automatizimit dhe ristrukturimit të proceseve, jemi fokusuar në dhënien e shërbimit më efikas dhe modern”, u shpreh Binaj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights