Cmimi i naftes

Vendimi i fundit i presidentit amerikan Donald Trump se çdo shtet që blen gaz apo naftë prej Venezuelës, do të paguajë tarifë prej 25 për qind në tregtinë që bën me Shtetet e Bashkuara, ka rritur çmimet e naftës me 1.5%.

Nafta në bursën amerikane arriti në 69,10 dollarë, ndërsa ajo në bursën e Londrës në 73,01 dollarë për fuçi.

“Investitorët kanë frikë se tarifat e Trump mund të ngadalësojnë ekonominë dhe të frenojnë kërkesën për naftë, por perspektiva e sanksioneve më të forta të SHBA-së mbi naftën e Venezuelës dhe Iranit që kufizojnë furnizimin, së bashku me ndryshimet e tij të shpejta të politikave, mund të shkaktojnë probleme të mëdha”, shprehen ekspertët”.

Javën e kaluar, SHBA vendosi ​​sanksione të reja që synojnë të godasin eksportet iraniane të naftës. Tërheqja e licencës së Chevron për të operuar në Venezuelë, mund të zvogëlojë prodhimin në vend me rreth 200,000 fuçi në ditë, sipas analistëve.

Çmimet e naftës gjatë javëve të fundit janë rritur  nga shqetësimet ekonomike mes tensioneve në rritje të tregtisë globale. Sipas ekspertëve vendosja e tarifave për automobilat mund të  trondisi tregjet për javë të tëra.

Ndërkohë, OPEC+, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët, përfshirë Rusinë, ka të ngjarë t’i përmbahen planit të saj për të rritur prodhimin e naftës për të dytin muaj radhazi. Investitorët po monitorojnë gjithashtu bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila mund të rrisë furnizimin me naftë ruse në tregjet globale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights