📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Rama japoni sd

Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia Sanae Takaichi.

Pas ceremonisë, dy liderët dhanë deklaratë për shtyp. Kryeministrja e Japonisë vlerësoi kontributin e Shqipërisë në stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa theksoi se vendi ynë është partnere e Shqipërisë, Takaichi bëri thirrje për një bashkëpunim më të thelluar.

“E mirëpres me gjithë zemër vizitën e sotme të Kryeministrit Rama, pas tre vitesh. Jam shumë e lumtur që kam mundësinë t’ju takoj për herë të parë.

Shqipëria është një partnere e rëndësishme, me të cilën ndajmë vlera dhe parime të përbashkëta. Ne jemi të kënaqur që negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme.

Japonia, në kuadër të Nismës së Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor, të propozuar nga ish-Kryeministri Shinzo Abe, do të vijojë të mbështesë fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

I shpreh respekt Shqipërisë për kontributin aktiv që jep në stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor, një rajon me histori komplekse.

Gjithashtu, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e Shqipërisë ndaj vizionit për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur.

Këtë muaj, në përvjetorin e dhjetë të shpalljes së këtij vizioni, ne prezantuam vizionin e përditësuar për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur. Ky vizion zhvillon më tej qasjen e mëparshme, duke vendosur autonominë dhe qëndrueshmërinë si dy elemente thelbësore, me synimin që i gjithë rajoni të bëhet së bashku më i fortë dhe më i begatë.

Në një kohë kur siguria e Europës, Atlantikut dhe Indo-Paqësorit po bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur, dëshirojmë ta thellojmë edhe më tej bashkëpunimin me Shqipërinë”, u shpreh kryeministrja e Jpaonisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights