📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
13tabaku 696x464

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, kundërshtoi sot propozimin e Partisë Socialiste për shkrirjen e komisionit të Integrimit Evropian me komisionin e Punëve të Jashtme dhe drejtimin e tij nga mazhoranca socialiste.

Ish-kryetarja e Komisionit parlamentar për Integrimin Evropian e cilësoi këtë si “hap mbrapa” për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tabaku tha se Komisioni i Integrimit ishte gjithëpërfshirë në këtë proces dhe një domosdoshmëri që i kërkohej qeverisë që të trajtonte procesin e integrimit jo si monopol, por gjithëpërfshirës.

“Kjo nuk ka lidhje vetëm me komisionin e Integrimit, por kjo e bën këtë çështje akoma dhe më shqetësuese. Kjo ka lidhje me të gjithë procedurën për ndryshimin e rregullores, me arrogancën me shkeljen e rregullores, por ka lidhje dhe me hapësirën e opozitës në parlament.

“Komisioni i Integrimit ishte një gjithëpërfshirje në këtë proces, ishte në domosdoshmëri që i kërkohej qeverisë shqiptare që ta trajtonte procesin e integrimit jo si një monopol të qeverisë, por si një gjithëpërfshirje të formave politike së pari, dhe qeverisë së dyti. Përjashtimi i opozitës në këtë moment, që duhej patjetër të ishte, është një hap pas”, tha Tabaku.

Tabaku tha se veprimi i socialistëve lidhet me zaptimin e çdo lloj hapësire nga mazhoranca.

“Së dyti, para dy vitesh miratuam një ligj për rolin e parlamentit në procesin e integrimit, një ligj që i jepte hapësirën opozitës, përcaktonte një procedurë parlamentare që të ishte kontrolli dhe balanca. Sa më pak kontroll ka, sa më pak balancë pushtetesh ka, aq më arrogant bëhet pushteti. E pashë si një veprim shumë të vogël i cili lidhet me çdo lloj hapësire të mundshme që ka zënë sot mazhoranca. Duan ta marrin edhe këtë komision, le ta marrin”, u shpreh Tabaku.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights