Mark rutte 2 1024x552

Teksa disa qytete ukrainase po përballen me sulme dronësh ruse, ka dhe një deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Mark Rutte.

Rutte u shpreh se NATO duhet të rrisë mbrojtjen ajrore me 400%, duke vënë kështu në pah frikën e kapluar për shkak të sulmeve të njëpasnjëshme ruse.

“NATO duhet të rrisë me 400% aftësitë e saj të mbrojtjes ajrore dhe raketore në përgjigje të kërcënimit rus”, u shpreh Rutte.

Kjo deklaratë vjen nga Chatham House në Londër, pas një aktiviteti të planifikuar pas takimit në Downing Street me kryeministrin britanik Keir Starmer, raportojnë mediat ndërkombëtare.

“Ne shohim në Ukrainë se si Rusia përhap terror nga lart, kështu që ne do të forcojmë mburojën që mbron qiellin tonë”, shtoi Rutte.

Kujtojmë se është shënuar sulmi më i madh në Ukrainë, pasi kjo e fundit raporton se Rusia ka lëshuar ndaj saj 479 dronë gjatë natës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights