Aksidenti ne malajzi

Një autobus në i cili po transportonte studentë, është përplasur me një furgon pasagjerësh në Malajzinë veriore, pranë kufirit me Tajlandën.

Nga ky aksident janë shënuar 15 viktima e më shumë se 30 të lënduar. 13 prej viktimave ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët në spital, pasi nuk u mbijetuan dot lëndimeve të marra nga aksidenti i rëndë.

Të 15 viktimat janë student, të Universitetit Pendidikan Sultan Idris, raporton Malay Mail. Aksidenti fatal ndodhi në orën 1:10 të mëngjesit, kur autobusi i marrë me qira që transportonte studentët për në kampusin e tyre në Tanjung Malim, Perak, u përplas me një furgon me pasagjerë.

Një tragjedi e tillë vjen një muaj pas një aksidenti tjetër fatal, të shënuar më 13 maj, i cili u mori jetën 9 anëtarëve të Njësisë së Rezervës Federale në Teluk Intan, Perak.

Për vite me radhë, Malajzia përjeton aksidente të tilla të rënda me pasoja të mëdha njerëzore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights