Sulmi ne indi

26 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur kur disa militantë kanë qëlluar me armë ndaj turistëve në territorin e Jammu dhe Kashmir të Indisë.

Një grup militant pak i njohur, i quajtur  “Rezistenca e Kashmirit”, mori përgjegjësinë për sulmin në një mesazh në rrjetet sociale. Ky grup  shprehu pakënaqësinë që më shumë se 85,000 të huaj janë vendosur në rajon.

Në një deklaratë sipas grupit individët e shënjestruar nuk ishin turistë të zakonshëm por të lidhur me agjencitë indiane të sigurisë. Kryeministri Narendra Modi ndërpreu vizitën e tij dy-ditore në Arabinë Saudite dhe u kthye në New Delhi.

Modi zhvilloi një takim me këshilltarin e sigurisë kombëtare, ministrin e Jashtëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërsa pritet një takim tjetër i posaçëm i kabinetit të sigurisë .

Presidenti i SHBA Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe shefja e BE-së Ursula von der Leyen ishin midis liderëve botërorë që dënuan sulmet. Ky është sulmi më i keq ndaj civilëve në Indi që nga të shtënat në Mumbai të vitit 2008.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights