Prokuroria spak kqz 1024x582

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka sekuestruar celularin nënkryetarit të Bashkisë së Pukës, Ndue Suma.

Raportohet se celulari është sekuestruar në kuadër të hetimit pas dyshimeve për krime zgjedhore.

Zyrtarisht nuk ka një njoftim nga SPAK deri në këto momente për këtë hetim.

Kujtojmë se për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, u krijua një Task-Forcë mes SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ për të goditur krimet zgjedhore.

Deri më tani, janë bërë 107 kallëzime për krime zgjedhore në të gjithë vendin. Për 47 prej tyre nisën hetimet nga Prokuroritë. 6 materiale kallëzuese i janë referuar SPAK-ut.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights