Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Arbër Çekajt, pronari i ‘Arbi Garden’, për ngarkesën më të madhe të kokainës që është trafikuar ndonjëherë në vendin tonë, 613 kg kokainë e fshehur në banane, në Shkurt 2018.
Kështu, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin ndaj Çekajt me 14 vite burg. Ai u dënua me 21 vite nga Apeli i Posaçëm, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 14 vite burg.
Në fuqi u lanë dënimet edhe për dy personat e tjerë të dënuar për trafikun e kokainës, Donaldo Lushajn administratorin e kompanisë dhe Armando Pezakun, shoferin e kamionit, të dënuar respektivisht me 10.8 vite burg dhe 8.8 vite burgim.
