📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
F41cabff f2b8 4773 9d49 51dc72d269a2 696x464

Sot zhvillohet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Arkëmorti është vendosur në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, ku edhe do te kryhen homazhet në nder të tij. Homazhet nisin në orën 09:30, ndërsa në orën 12:00 do të zhvillohen homazhet shtetërore, me protokoll shtetëror.

Më pas, në orën 13:00, kortezhi funeral do të niset nga TKOB drejt varrezave të Sharrës.

I njohur si “profesori” në qarqet socialiste, ai ishte një nga figurat më të njohura të politikës dhe mendimit intelektual në Shqipërinë e tranzicionit. Servet Pëllumbi lindi në vitin 1936 në Korçë. Ai ndoqi studimet e larta në Universitetin e Shën Petersburgut, ku mori titullin Doktor i Shkencave në letërsi. U formua si studiues i filozofisë dhe për shumë vite punoi në universitete dhe institucione shkencore. Gjatë periudhës së regjimit të Enver Hoxhës, ishte pjesë e strukturave akademike dhe ideologjike të kohës.

Me fillimin e ndryshimeve demokratike në vitin 1990, Pëllumbi u emërua nënkryetar i Partisë Socialiste, detyrë që e mbajti deri në vitin 1996. Ai luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e fushatave politike të socialistëve, përfshirë kundërshtimin e referendumit për Kushtetutën, si dhe angazhimin për lirimin e Fatos Nanos.

Pëllumbi mbahet mend si një ndër deputetët më jetëgjatë të Kuvendit të Shqipërisë, me një kontribut të vazhdueshëm në jetën parlamentare dhe në komisionet kryesore të tij.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights