📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Fedi kokoneshi sd

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me nga 1 vit burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Sipas konkluzioneve përfundimtare të prokurorisë, të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Kokoneshi, Dorian Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo duhet të dënohen fillimisht me 1 vit e 6 muaj burgim secili.

Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, SPAK kërkon që dënimi përfundimtar për secilin prej tyre të jetë 1 vit burg.

Gjithashtu, prokuroria kërkon ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare për Fredi Kokoneshin dhe 2-vjeçare për tre të pandehurit e tjerë.

Sipas hetimeve, çështja lidhet me dhënien me qira të rreth 67 hektarëve tokë në pronësi të shtetit, për ndërtimin e impianteve diellore. Këto sipërfaqe rezultonin të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si tokë bujqësore.

SPAK pretendon se zyrtarët kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurave për ndryshimin e kategorisë së tokës dhe dhënien e saj me qira për një periudhë 10-vjeçare.

Në konkluzionet e saj, prokuroria vlerëson se provat e administruara gjatë hetimit dhe gjykimit mbështesin akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights