Nga Shkupi, në krah të homologes maqedonase, presidenti i Sllovakisë Pellegrini kritikoi Brukselin që mbështet bllokadën bullgare, që e konsideroi si shantazh për Maqedoninë e Veriut.
“BE po rrezikon procesin e integrimit pasi nuk duhet të keqpërdoret me konteste të këtilla politike si ai me Bullgarinë. Ky proces duhet që të bazohet vetëm në plotësimin e kritereve të Kopenhagënit. Asnjë shtet anëtar nuk duhet ta keqpërdor atë proces, me kërkesa që përbëjnë një lloj shantazhi të panevojshëm”, tha Pellegrini.
Gjatë takimit, presidentët nënshkruan Memorandum për bashkëpunim ekonomik mes dyja vendeve.
