Skanimi i plotë i trupit në 3D do të realizohet brenda vitit 2027. Ky është hapi ambicioz i Atlantit të organeve njerëzore, që bën të mundur eksplorimin tridimensional të organizmit me detaje të paprecedenta, deri në brendësi të çdo qelize.
Puna ka nisur më parë dhe tashmë është realizuar skanimi 3D të organeve të veçanta, dhe aktualisht me këtë instrument mund të eksplorohen truri, zemra, mushkëritë, veshkat dhe mëlçia. Projekti konsiderohet mjaft i rëndësishëm pasi është një mënyrë e re e avancuar që ndihmon në anatominë dhe sëmundjet njerëzore. Aktualisht nga skanimi i zemrës është bërë e mundur hartëzimi i kabllimit elektrik të zemrës në kardiopatitë.
Teknologjia e re e përdorur arrin të vrojtojë dhe studiojë me detaje të jashtëzakonshme brendësinë e trupit, çka është një hap mjaft i rëndësishëm përpara.
