Erion veliaj 2 1024x610

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka patur një tjetër reagim nga qelia. Kësaj here Veliaj është ndalur tek një argument i përdorur për burgosjen e tij që sipas kryebashkiakut është fakti që s’ka shfaqur pendesë. Kryebashkiaku shprehet se për çfarë duhet të shfaqë pendesë kur për të ende nuk ka një akuzë.

Veliaj ndër të tjera shprehet se ai që mbjell pemë, hap korsi biçikletash, ndërton shkolla e parqe, duhet futur në burg se ka rrezikshmëri dhe të tjerë që sipas tij kryejnë vepra penale nuk paraqesin rrezikshmëri.

Pra, Zeni, që poqi të gjallë 26 veta, dhe babi i Zenit, që vrau 4 veta me plumba në mish, nuk paraqesin rrezikshmëri. Kurse ai që mbjell pemë, hap korsi biçikletash, ndërton shkolla e parqe, duhet futur në burg se ka rrezikshmëri”, shprehet Veliaj.

Reagimi i Erion Veliajt:

Pendohu qen!

Përshëndetje me mall për secilin prej jush e mirënjohje për mbështetjen.

Dy ditët e fundit kam zbërthyer arsyetimin fëminor se duhet të rri në burg, se mos iki nga vendi kur jam kthyer 3 herë, dhe se mos prish provat kur, nga lodrat e fëmijëve tek statuset e Instagram-it janë në dorë të Olsit e Sametit.

Argumenti i tretë dhe i fundit i Ols Banit pse duhet të jem në burg është në faqen 278 të vendimit, ku citoj (mos qeshni ju lutem):

“Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg”.

Po mor po, mos u habisni, e zeza mbi të bardhë!

Pra, Zeni, që poqi të gjallë 26 veta, dhe babi i Zenit, që vrau 4 veta me plumba në mish, nuk paraqesin rrezikshmëri. Kurse ai që mbjell pemë, hap korsi biçikletash, ndërton shkolla e parqe, duhet futur në burg se ka rrezikshmëri.

Fiks stereotipi se po punove, luftove e le vepra që prodhojnë fitore të skuadrës tënde, do sulmohesh gjer në dorëzim, sa të thuash “s’ka fat i miri”.

Epo, unë këtë nuk e pranoj! E refuzoj me neveri. Ky s’mund të jetë një vend ku, kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Dhe më qesharakja: S’paskam shfaqur pendesë! Po pendesë nga çfarë? Unë ende nuk kam akuzë! Ç’është kjo logjikë sigurimsash?

“Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg”.

Ky është turp, por jo drejtësi!

Paçi një ditë të mbarë e plot mirësi.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights