Tensionet e para janë regjistruar në protestën e sotme të opozitës, pasi gjithçka nisi qetësisht.
Në kundërpërgjigje policia ka hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve.
Teksa vijon përplasja mes policisë dhe mbështetësve të opozitës, të cilët kanë hedhur molotovë drejt autobotit, ka qenë kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili është drejtuar drejt kordonit të policisë duke pyetur pse hedhin ujë drejt tyre.
Por, policia ka vijuar të hedhë ujë dhe gaz lotsjellës drejt turmës së protestuesve.
