📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1751260447 berishamalltezi

Sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua për pak minuta seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerë akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash. Mirëpo trupa gjykuese e shtyu vendimin për në datën 13 tetor.

Seanca nisi rreth orës 11:00, ku në sallë u paraqit vetëm Jamarbër Malltezi, ndërsa Sali Berisha u përfaqësua nga avokatët e tij, përfshirë edhe Genc Gjokutajn.

Në seancën e kaluar, mbrojtësit e Berishës dhe Malltezit kërkuan pavlefshmëri absolute të hetimeve dhe të të gjitha akteve procedurale të SPAK, duke argumentuar se Prokuroria ka tejkaluar kompetencat e saj duke vepruar si gjyqtar dhe duke zëvendësuar institucionet e tjera si Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese.

Avokatët argumentuan gjithashtu për paligjshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tyre ka vazhduar detyrën në kundërshtim me ligjin. Ky ishte edhe një nga shqetësimet kryesore të ish-kryeministrit Berisha, i cili u paraqit seancën e kaluar në gjykatë në zbatim të masës së sigurisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights