Qytetarët shqiptarë janë ngritur në protestë për atë që po ndodh në Veri të Kosovës. 3 policë të Kosovës u rrëmbyen dhunshëm nga serbët, ndërkohë që Tirana nuk ka qëndruar në krah të Prishtinës. Rama ka qenë i distancuar dhe kjo ka bërë që qytetarët të dalin në protestë.
Me qindra qytetarë janë tubuar para Kryeministrisë me thirrjen: “A jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”. Po ashtu disa prej tyre kanë akuzuar Ramën për tradhti. Raportet e Shqipërisë dhe Kosovës janë në pikën kritike. Rama anuloi mbledhjen mes dy qeverive, ndërkohë që për kaosin në Veri nuk pati asnjë komunikim mes tij dhe Kurtit. I habitshëm ishte reagimi i Ramës edhe pas rrëmbimit të 3 policëve.

