Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, në oborrin e banesës së M.B.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, kur persona ende të paidentifikuar hodhën një sasi të vogël lënde plasëse në oborrin e banesës. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
M.B. dhe bashkëshortja e tij janë mësues dhe njihen nga banorët e zonës si një familje e rregullt.
Ndërkohë, një nga pistat që po verifikohet nga grupi hetimor lidhet me vëllain e M.B, G.B, i cili jeton në Gjermani.
Sipas burimeve, G.B. ka pasur probleme me ligjin në Gjermani, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse kjo rrethanë ka lidhje me sulmin ndaj banesës.
Njoftimi i policisë
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve
