Një shpërthim me lëndë eksplozive tronditi mëngjesin e kësaj të shtune Selanikun.
Shpërthimi ndodhi në një trotuar pranë një dege banke dhe prej tij mbeti e plagosur një grua 38-vjeçare, e cila humbi jetën më pas në spital.
Po hetohet nëse gruaja kishte lidhje me incidentin, pasi ajo kishte qenë më parë në burg për përfshirje në grabitje.
Mediat greke duke iu referuar burimeve policore, hedhin dyshime se ajo mund të ketë planifikuar vendosjen e lëndës plasëse në bankomatin e bankës, por nga pakujdesia ajo mund ti ketë shpërthyer në duart e saj.
Dyshime këto që sipas mediave greke përforcohen edhe nga kamerat e sigurisë.