📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Policia 2 770x435
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Ardhishtë, Shijak, ku është dëmtuar porta e oborrit të një banese. Sipas policisë, rreth orës 01:00, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është konstatuar dëmtimi i portës, që dyshohet se është shkaktuar nga një lëndë plasëse. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota. Informacion paraprak Rreth orës 01:00, në fshatin Ardhishtë, Shijak, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit të banesës, dyshohet nga lëndë plasëse. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights