Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të mos pranojë kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë.
Mbrojtja e Metës kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë sigurie.
Me vendimin e GJKKO-së, Meta do të vijojë të mbahet në burg, ndërsa kërkesa e paraqitur nga avokatët e tij është rrëzuar.
