Një ngjarje e dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Patos.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dokumentuar ligjërisht ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Patos/Informacion paraprak
Më datë 16.11.2026, rreth orës 05:05, shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Patos (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta e rrethimit të banesës, dyshohet me lëndë plasëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
