📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Vlore 1920x1080

Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë në qytetin e Vlorës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë. Në kuadër të operacionit të koduar “Siguria”, policia ndaloi për kontroll një automjet në lagjen “Kushtrimi”, ku i riu udhëtonte si pasagjer dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet arma e zjarrit.

Në pranga ra edhe drejtuesi i automjetit, një 37-vjeçar, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Policia sekuestroi pistoletën, automjetin dhe dy telefona celularë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Siguria”, për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, kapet  dhe arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.

Arrestohet për moskallëzim krimi, 37-vjeçari që e transportonte me automjet, me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, automjeti dhe 2 celularë.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte i armatosur në qytetin e Vlorës, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Siguria”.

Gjatë operacionit, në lagjen “Kushtrimi”, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit R. H. dhe A. Ç. Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit, shtetasit R. H., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-R. H., 23 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-A. Ç., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights