📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 08 15

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kutitë”, duke goditur në fazën fillestare një tentativë për kultivimin e bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa dhe një furgon.

Sipas Policisë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan pranë fshatit Hajmel një furgon me ngarkesë të dyshimtë. Automjeti u ndoq deri në Vaun e Dejës, ku u ndalua për kontroll.

Gjatë kontrollit në furgon u gjetën disa kuti kartoni me kubikë, ku ndodheshin 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët dyshohet se do të përdoreshin për kultivim.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë S. L., 23 vjeç, banues në Shkodër, dhe N. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, të dyshuar për transportimin e fidanëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights