📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është shkarkuar sot nga detyra e tij. Mësohet se posti i Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, i është propozuar Muhamet Rrumbullakut.

Burimet bëjnë të ditur që pritet firmosja e emrit të Rrumbullakut për tu zyrtarizuar në krye të policisë së Shtetit.

Aktualisht Muhamet Rrumbullaku, mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja.

Kujtojmë se në një komunikim me gazetarët, ministri Çuçi tha se Gledis Nano nuk ka përmbushur objektivat.

Gledis Nano u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më Tetor 2021 duke pasuar Ardi Veliun në këtë detyrë.

Sot pas shkarkimit të tij, vendin e tij do ta mbajë përkohësisht nëndrejtori i përgjithshëm Tonin Vocaj deri në emërimin e drejtorit të ri.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights