Shiu Lezha1

Reshjet e shiut të nisura prej mëngjesit të sotëm më 21 prill, kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit.

Mësohet se pa furnizim me energji kanë mbetur zona pranë Hotelit të Gjuetisë, Ishull-Lezha si dhe disa lagje të tjera, ku ndërprerja ka zgjatur për disa orë.

Situata ka sjellë vështirësi për banorët dhe bizneset, veçanërisht në zonat me aktivitet turistik.

Banorët shprehen të shqetësuar për përsëritjen e këtyre problematikave, duke theksuar se ndërprerje të tilla pas reshjeve të lehta janë të papranueshme dhe tregojnë mungesë investimesh në rrjetin energjetik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights