📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Shiroka pula 24 1024x682
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Përmes një mesazhi publik, ajo ka kërkuar pjesëmarrje sa më të lartë, duke e cilësuar votën si një mundësi për të forcuar përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre. Në thirrjen e saj, Shiroka Pula ka vënë theksin te bashkimi politik, me synimin për të siguruar më shumë përfaqësues shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. “Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve”. Presidentja u ka kujtuar votuesve se pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë demokratike, por edhe një instrument për të ngritur zërin për interesat e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës. “Çdo votë ka rëndësi. Pjesëmarrja juaj është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ju ftoj që të shfrytëzoni të drejtën tuaj demokratike të votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve”. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi zhvillohen më 25 tetor, në një klimë të tensionuar politike, pas protestave të gjera studentore dhe akuzave për korrupsion ndaj pushtetit. Sondazhet e fundit tregojnë një garë të ngushtë mes listës së mbështetur nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe listës studentore.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights