📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
KLAN THUMBNAILS 44 1024x576
E konfirmuar zyrtarisht, Eric Wendt është ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. “Urime gjeneralit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane. Vetëm pak ditë më parë, Senati amerikan i dha ‘dritën jeshile’ emërimit të Wendt. Kandidatura e tij u konfirmua së bashku me 73 zyrtarë dhe diplomatë të tjerë, me 51 vota pro dhe 47 kundër. Pas konfirmimit nga Senati, u bë edhe nënshkrimi nga Presidentit Donald Trump. Por kush është Eric Wendt? Wendt është gjeneral në pension i ushtrisë amerikane dhe ka më shumë se 34 vite përvojë në shërbim. Pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në forcat speciale amerikane, Green Beret. Ai ka shërbyer edhe si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, ndërsa gjatë karrierës ka mbajtur poste të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Paqësorit. Wendt pritet të marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në Tiranë, pas largimit të Yuri Kim nga posti në qershor të vitit 2023. Gjatë dëgjesës në Senatin amerikan më 20 maj, Wendt prezantoi edhe prioritetet e tij për Shqipërinë. Në fokus do të jenë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, rritja e sigurisë kibernetike dhe krijimi i kushteve më të favorshme për investimet amerikane. Një tjetër pikë e rëndësishme për Wendt është SPAK-u. Ai e ka cilësuar strukturën antikorrupsion si një institucion të rëndësishëm dhe ka vlerësuar bashkëpunimin e saj me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. Sipas tij, puna e SPAK-ut mbetet thelbësore për Shqipërinë, për sa kohë institucioni ruan pavarësinë dhe qëndron larg ndikimeve politike.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights