📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Berisha sd 1

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka risjellë sot në konferencën për shtyp një denoncim të publikuar prej tij më 22 nëntor 2025, lidhur me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Në postimin e asaj kohe, Berisha ngrinte dyshime se Hyseni mund të kishte ndërhyrë te gjyqtarë të Gjykatës së Lartë për të favorizuar Belinda Ballukun, të cilën ai e quan “Lubia”.

Berisha pretendonte se Balluku kishte kërkuar kohë për të zgjidhur vetë çështjen e saj në Gjykatën e Lartë dhe ngrinte pyetjen nëse drejtuesja e SHISH kishte ndërhyrë te pesë gjyqtarë për ta favorizuar atë.

Denoncimi u risoll sot nga Berisha, kur ndaj  Vlora Hysenit është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimi nga detyra, me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO-së.

“Vlora Hyseni, famëzeza u mor në mënyrë aktive me presione ndaj Gjykatësve Kushtetues në rastin e vendimit të Ballukut, e denoncova që në atë kohë”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights