Sulmi ne jemen 1024x575

Një sulm ajror amerikan është regjistruar në një qendër ndalimi të emigrantëve afrikanë në Jemen, të kontrolluar nga Houthi.

Për shkak të këtij sulmi, të paktën 68 emigrantë kanë mbetur viktima, e 47 të tjerë kanë mbetur të plagosur, e shumica prej tyre janë në gjendje kritike, siç raporton BBC.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ushtria amerikane, por ky sulm erdhi vetëm disa orë pasi Komanda Qendrore e SHBA njoftoi se forcat e saj kanë goditur më shumë se 800 objektiva që kur Trump urdhëroi intensifikim të fushatës ajrore kundër Houthis më 15 Mars.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, caktoi Houthis si një “Organizatë e Huaj Terroriste”. Ky status ishte hequr nga Joe Biden, me qëllim zbutjen e krizës humanitare të vendit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights