Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Donald trump 5

Ndonëse i vuri ultimatum 50-ditor Vladimir Putinit që, duke i dhënë fund luftës, të shmangë heqjen e ndalimit të furnizimit me armë të Ukrainës nga Shtetet e Bashkuara, duket se Donald Trump po e përshpejton këtë proces.

I zhgënjyer me homologun rus, shefi i Shtëpisë së Bardhë sqaroi se raketat e para Patriot kanë nisur të dërgohen.

Raketat e sofistikuara Patriot, megjithatë, nuk dërgohen drejtpërdrejt nga amerikanët. Skema e përdorur nga Trump është që vendet europiane aleate të NATO-s të furnizojnë Ukrainën me raketat Patriot që kanë nëpër depot e armatimeve. Ndërsa për të rifurnizuar depot e tyre, ata duhet të blejnë nga Shtetet e Bashkuara raketa të reja bashkëkohore të këtij sistemi, duke i sjellë Uashingtonit përfitime të konsiderueshme financiare.

E para që e ndërmerr këtë është Gjermania, drejt së cilës po transportohen raketat e reja amerikane, teksa të vetat Berlini po i dërgon në Ukrainë.

Ndërkaq, sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë me intensitet. Në orët e para të kësaj të mërkure plagosën 8 persona në Vinitsja.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights