📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 04 17 120529 e1776421404747 696x351

Në prag të nisjes së sezonit turistik veror, bashkia e Durrësit vijon punën për pastrimin e plazheve.

Ditët e fundit puna është përqendruar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, e cila gjatë sezonit veror frekuentohet nga mijëra pushues vendas, por edhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna që po bëhet për pastrimin e plazhit të Shkëmbit të Kavajës.

Bashkia e Durrësit ka marrë të gjitha që gjithçka të jetë gati për të patur një sezon veror të suksesshëm. Me angazhimin maksimal të ekipeve në terren, po vijon pastrimi i gjithë vijës bregdetare, si dhe procesi i plugimit dhe dezinfektimit të rërës.

Në aksionin për pastrimin e Shkëmbit të Kavajës janë bashkuar edhe nxënës të shkollave të qytetit, duke dhënë një shembull të bukur qytetarie dhe përkushtimi ndaj mjedisit.

Bashkia e Durrësit vazhdimisht në prag të sezonit turistik dhe jo vetëm, zhvillon aksione pastrimi në plazhin e Durrësit. Këto aksione shërbejnë si për pastrimin dhe mbajtjen pastër të mjedisit urban, ashtu edhe për ndërgjegjësimin e pushuesve dhe turistëve mbi ruajtjen e pastërtisë dhe shëndetit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights