📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Autoritetet italiane kanë zbatuar sot një urdhër arrest në emër të një 36-vjeçari shqiptar, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Mediat vendase raportojnë se në kontrollin e kryer në shtëpinë e 36-vjeçarit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 53 mijë euro, një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, përkatësisht 2.2 kilogramë heroinë, më shumë se 2 kilogramë kokainë, 5.8 kilogramë hashash, 6.7 kilogramë marijuanë.

Gjithashtu janë sekuestruar 1 makinë dhe telefona inteligjentë e karta SIM përkatëse të përdorura për tregtimin e drogës.

Operacioni u bë i mundur me mbështetjen e njësive të qenve antidrogë të Grupit Fermo dhe të njësisë së qenve të stërvitur për nuhatjen kartmonedhave.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights