Ajola xoxa paraqitet ne spak 1024x577

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Valbona Xoxës (nëna e Ajola Xoxës) për heqjen e sekuestros preventive mbi pasurinë.

Bëhet fjalë për një vilë në Qerret, vendimi për sekuestron e së cilës është marrë 1 muaj më parë (10 Shkurt). Pritet që tanimë të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve.

Ndërkohë seanca gjyqësore ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa është shtyrë më datë 13 Mars, në orën 09:30.

Ajo ka kërkuar heqjen e sekuestros ndaj llogarive të saj bankare.

Kujtojmë se Apeli i Posaçëm ka caktuar 11 Marsin si ditën kur do të shqyrtojë ankimin e depozituar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili kërkon nga Gjykata e Posaçme caktimin e një mase më të butë se ajo e “arrestit me burg”.

Kërkesën e Veliajt në Apel do ta shqyrtojë gjyqtari Engert Pëllumbi. Në të njëjtën seancë do të shqyrtohen dhe ankimi i biznesmenëve Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights