Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi takime me homologun turk, Akın Gürlek, dhe ministrin e Drejtësisë së Gjeorgjisë, Paata Salia, në kuadër të Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll.
Gogu bëri të ditur se në takime u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe mundësitë për thellimin e partneritetit institucional mes vendeve.
Ai vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve miqësore dhe konstruktive si bazë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
