80-vjetori i triumfit ndaj nazizmit u përkujtua si çdo 9 Maj me paradë ushtarake në Moskë.
Lufta në Ukrainë kishte një rol të rëndësishëm në paradë, ku ndër të tjerë parakaluan para Vladimir Putinit dhe të ftuarve të tij në Sheshin e Kuq edhe këta ushtarë që kanë luftuar në atë vend që prej 2022-shit.
Putin përshëndeti edhe përfaqësues të trupave koreanoveriore që luftuan krah rusëve, kundër ukrainasve në Kursk.
“I kujtojmë mësimet e Luftës së Dytë Botërore dhe nuk do pranojmë kurrë shtrembërimin e ngjarjeve të saj, përpjekjet për të justifikuar xhelatët dhe për të shpifur për fitimtarët e vërtetë”, tha Putin.
Rusia megjithatë, është në rolin e agresorit në Ukrainë duke u përpjekur ta pengojë të ushtrojë vullnetin e lirë.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pjesë e paradës mes shumë liderëve autoritarë mori kritika nga Bashkimi Europian për praninë e tij si lider i një vendi aspirant, që legjitimon paradën propagandistike të Moskës.