Rusia ka kryer dy sulme të shtunën kundër një spitali në rajonin kufitar të Ukrainës, Sumi, duke vrarë së paku nëntë njerëz dhe duke plagosur 12 të tjerë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dënoi sulmet, duke thënë se Rusia “po kryen luftë kundër spitaleve”.
Ai shkroi në X se ekipet ukrainase të shpëtimit “janë duke bërë gjithçka për t’u ofruar ndihmën e nevojshme qytetarëve tanë”.Ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko, fillimisht tha se gjashtë njerëz u vranë, përfshirë një zyrtar policor.“Si pasojë e sulmit të parë, një person u vra dhe disa kate të spitalit u shkatërruan”, tha Klymenko në Telegram, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po i evakuonin pacientët nga spitali, Rusia kreu edhe një sulm tjetër.