📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Capture

Mëngjesin e sotëm në zonën e tuneleve në Qafë Thore janë aktivizuar sërish ortekë dëbore, duke sjellë bllokimin e segmentit rrugor.

Reshjet intensive të orëve të para të mëngjesit, të shoqëruara me rritjen e temperaturave që aktualisht shënojnë rreth 0°C, kanë krijuar kushte të favorshme për shkëputjen e masiveve të dëborës në shpatet malore.

Si pasojë, zona e tuneleve është bllokuar nga ortekët, ndërsa rreziku për rënie të tjera mbetet i lartë. Temperaturat në rritje dhe sasia e konsiderueshme e borës së akumuluar në terren e shtojnë mundësinë e aktivizimit të mëtejshëm të ortekëve.

Strukturat përkatëse janë në monitorim të situatës dhe pritet ndërhyrja për pastrimin e segmentit dhe rikthimin e qarkullimit sapo kushtet të jenë të sigurta.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights