Hq720

Reduktimi me rreth 40% i flotës së autobusëve në kryeqytet ka sjellë pasojat e para te qytetarët, që sot janë përballur me vonesa në lëvizjet e përditshme.

Vendimi i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban u bë i ditur dje, vendim që sipas tyre erdhi si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.

Ditën e sotme, në shumë stacione të transportit urban në Tiranë shiheshin grumbullime të mëdha qytetarësh, të cilët prisnin për një kohë të gjatë për të siguruar një mjet transporti.

Intervalet mes autobusëve ishin nga 20-25 minuta, ndërsa mes tyre kishte dhe autobusë të tejmbushur me pasagjerë, duke sjellë edhe më shumë ngarkesë dhe vështirësi gjatë intinerareve për të mbërritur në destinacionet përkatëse.

Qytetarët u shprehën se situata ka ndikuar drejtpërdrejt në përditshmërinë e tyre, sidomos në oraret e pikut, kur kërkesa për transport është më e lartë.

Në disa raste, ata janë detyruar të ndryshojnë planet e përditshme ose të përdorin alternativa të tjera transporti, si taksitë apo mjetet private, duke rritur kostot personale.

Reduktimi i flotës ka ndikuar jo vetëm në frekuencën e lëvizjes së autobusëve, por edhe në cilësinë e shërbimit. Sipas qytetarëve, një ulje e tillë e kapacitetit duhet të shoqërohet me masa menaxheriale dhe organizative për të minimizuar ndikimin tek ta.

Transporti publik është një shërbim thelbësor dhe çdo ndërprerje apo reduktim i tij ndikon drejtpërdrejt në funksionimin normal të qytetit, përfshirë aktivitetin ekonomik dhe jetën sociale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights